Rreth Pelikanit
Pelikani është platformë për patundshmëri në Kosovë. Pronarët dhe agjentët publikojnë banesa, shtëpi, lokale dhe tokë në shitje ose me qira, dhe kërkuesit i kontaktojnë direkt — pa ndërmjetës dhe pa komision për shitësin.
Çfarë bën Pelikani
- Listime të pronave në Kosovë, me foto, çmim, sipërfaqe dhe vendndodhje në hartë.
- Kontakt direkt me pronarin ose agjentin: telefon, WhatsApp, Viber ose mesazh në platformë.
- Publikim falas i shpalljeve për pronarë dhe agjentë, me paketa opsionale për më shumë dukshmëri.
- Blog me të dhëna të tregut: çmimet e banesave, qiratë, kreditë hipotekare dhe lejet e ndërtimit.
Si verifikohen agjentët
Shenja “I verifikuar” shfaqet vetëm te agjentët të cilëve Pelikani u ka kontrolluar numrin e telefonit dhe licencën. Shpalljet publikohen nga vetë pronarët dhe agjentët; Pelikani nuk i kontrollon një nga një, por heq çdo shpallje që raportohet si e pasaktë ose abuzive.
Çdo bisedë në platformë mund të raportohet dhe çdo përdorues mund të bllokohet. Raportet shqyrtohen brenda 24 orëve.
Kush e drejton Pelikanin
Pelikani zhvillohet dhe drejtohet nga një ekip i vogël në Fushë Kosovë. Platforma është në shqip dhe në anglisht, për kërkuesit në Kosovë dhe për diasporën.
Kontakti
PelikaniRr. Tahir Zemaj p.n.
Fushë Kosovë 12000, Kosovë
+383 45 941 845
info@pelikani.net